close
Top LajmeVendi

MSH: 342 RASTE TË REJA, SHTATË VIKTIMA, 348 TË SHËRUAR

MZ02

RASTE AKTIVE NË NIVEL VENDI – 8.037

MSH-ja, konform të dhënave nga ISHP-ja, njofton se gjatë 24 orëve të fundit janë bërë 2.349 testime, kurse janë regjistruar 342 raste të reja me COVID-19.

Në Shkup – 135, Manastir – 35, Veles – 17, Prilep, Kavadar dhe Berovë nga 16, Ohër – 15, Kumanovë – 13, Strumicë – 10, Shtip – 9, Koçanë dhe Gjevgjeli nga 8, Sveti Nikollë dhe Resnjë nga 6, Radovish dhe Vallandovë nga 5, Dellçevë – 4, Gostivar, Kërçovë, Negotinë, Kriva Pallankë, Probishtip dhe Kratovë nga 2, Tetovë, Strugë, Vinicë, Demir Hisar, Demir Kapi dhe Dojran nga 1 rast.

Regjistrohen 348 pacientë të shëruar.

Në kushte spitalore kanë ndërruar jetë 7 pacientë.

3 nga Shkupi (67, 74 dhe 79 vjeç) dhe nga 2 pacientë nga Manastiri (65 dhe 87 vjeç) dhe Ohri (65 dhe 77 vjeç).

Deri tani, në nivel vendi, janë bërë gjithsejt 1.478.883 testime për COVID-19.

Numri I përgjithshëm I të diagnostifikuarve në vendin tonë, nga fillimi I epidemisë është 216.670, numri I të shëruarve është 201.017 kurse I viktimave – 7.692. Për momentin shënohen 8.037 raste aktive me COVID-19./KlanMacedonia/

 

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia