close
Top LajmeVendi

MSH: 350 RASTE TË REJA, 20 VIKTIMA, 266 TË SHËRUAR

145603514_3888409541216206_9038391832268302571_o

14 NGA 20 VIKTIMAT KANË NDËRRUAR JETË GJATË PERIUDHËS 04 – 30 JANAR


MSH-ja, konform të dhënave të ISHP-së, njofton se gjatë 24 orëve të fundit janë bërë 2.291 testime, kurse janë regjistruar 350 raste të reja me COVID-19. Në Shkup – 180, Kavadar – 24, Veles – 19, Kumanovë dhe Tetovë nga 14, Gjevgjeli – 12, Ohër – 8, Gostivar, Strumicë dhe Dellçevë nga 7, Prilep, Strugë, Koçanë, Negotinë dhe Radovish nga 6, Shtip dhe Demir Kapi nga 5, Sveti Nikollë dhe Kriva Pallankë nga 3, Manastir, Berovë dhe Demir Hisar nga 2, Kërçovë, Dibër, Resnjë, Probishtiop, Vinicë dhe Kratovë nga 1.

Regjistrohen 266 pacientë të shëruar.

Janë paraqitur 20 raste të vdekjeve, prej të cilave 14 pacientë nga Klinika “Zhan Mitrev” që kanë ndërruar jetë në periudhën nga 4 deri më 30 Janar, kurse sic njoftohet 6 persona kanë ndërruar jetë gjatë ditës së djeshme.

Në mesin e 20 viktimave, 12 janë nga Shkupi (59,61,62,62,66,66,68,71,74,75,80 dhe 83vj), 2 nga Struga (69,76vj) dhe nga 1 pacient nga Vinica (63vj), Strumica (67vj), Kavadari (35vj), Krusheva (69vj), Probishtipi (73vj) dhe Radovishi (56vj).

Numri I përgjithshëm I të diagnostifikuarve me COVID-19 në vendin tonë shkon në 93.510, numri I të shëruarve është 82.786, I viktimave – 2.893. Për momentin numri I rasteve aktive është 7.831.

Në nivel vendi janë bërë 461.850 testime për COVID-19. /KlanMacedonia

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia