close
Top LajmeVendi

MSH: 361 RASTE TË REJA, 14 VIKTIMA, 2116 TË SHËRUAR

E3F7AB54-6BF6-4C44-949D-413B57368390

NË TOTAL 88.749 RASTE, AKTIVE – 14.461


MSH-ja ka njoftuar se në 24 orët e fundit janë bërë 2176 testime, kurse janë regjistruar 361 raste të reja me COVID-19. Në Shkup – 164, Kumanovë – 17, Gostivar dhe Veles nga 16, Prilep – 15, Ohër – 13, Tetovë – 12, Kërçovë – 10, Strumicë, Resnjë dhe Koçanë nga 9, Shtip dhe Kavadar nga 8, Dibër dhe Berovë nga 7, Dellçevë – 6, Strugë dhe Kriva Pallankë nga 5, Manastir, Negotinë, Radovish nga 4, Kratovë – 3, Gjevgjeli, Vallandovë dhe Pehçevë nga 2 dhe nga 1 rast në Vinicë dhe Makedonski Brod.

ISHP-ja ka regjistruar 2116 pacientë të shëruar. Numrin e lartë të të shëruarve nga MSH-ja e arsyetojnë se gjatë kontrollit të sistemit janë vërrejtur raste që deri më tani nuk janë idetifikuar si të shëruar.

Kanë ndërruar jetë 14 persona. 6 pacientë nga Shkupi, 2 nga Tetova, 2 nga Strumica dhe nga 1 pacient nga Kumanova, Prilepi, Ohri dhe Struga.

Numri I përgjithshëm I të diagnostifikuarve me COVID-19 në vendin tonë shkon në 88.749, numri I të shëruarve është 71.592, kurse I viktimave shkon në 2.696. Për momentin shënohen 14.461 raste aktive.

Në nivel vendi janë bërë gjithsejt 430.182 testime për COVID-19. /KlanMacedonia

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia