Ministria e Shëndetësisë informon se gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 2140 testime, ndërsa janë regjistruar 364 raste të reja me Covid-19 në: Shkup-184, Kumanovë-13, Dibër-1, Shtip-13, Prilep-12, Tetovë-19, Strugë-6, Veles-4, Manastir-10, Ohër-4, Kavadar-5, Gostivar-4, Gjevgjeli-5, Strumicë-21, Kriva Palankë-5, Radovish-11, Koçan-17, Probishtip-2, Makedonski Brod-1, Berovë-3, Valandovë-3, Vinicë-2, Delçevë-4, Sveti Nikolë-11, Kërçovë-3, Negotinë-1.
Sot Instituti i Shëndetit Publik ka regjistruar 106 pacientë të shëruar.
Në kushte spitalore kanë ndërruar jetë 3 persona, një nga Ohri (73 vjeç), një nga Gostivari (62 vjeç) dhe një nga Radovish (72 vjeç).
Numri i përgjithshëm i të diagnostifikuarve me Covid-19 në vendin tonë nga fillimi i epidemisë është 19777, numri i pacientëve të shëruar është 15855, i të vdekurve është 775, ndërsa për momentin numri i rasteve aktive është 3147. /KlanMacedonia