close
Top LajmeVendi

MSH: 367 RASTE TË REJA, 5 VIKTIMA, 202 TË SHËRUAR

C5444F49-18CB-4211-8828-E333CB58CB99

NË TOTAL 96.518 RASTE, AKTIVE – 6.223


MSH-ja, konform të dhënave nga ISHP-ja, njofton se gjatë 24 orëve të fundit janë bërë 2.596 testime, kurse janë regjistruar 367 raste të reja me COVID-19. Në Shkup – 167, Prilep – 37, Kavadar – 33, Ohër – 17, Veles – 15, Kumanovë dhe Tetovë nga 14, Gostivar dhe Negotinë nga 12, Shtip dhe Gjevgjeli nga 7, Manastir – 6, Strugë dhe Kratovë nga 4, Strumicë dhe Resnjë nga 3, Koçanë, Probishtip dhe Krushevë nga 2, Kërçovë, Kriva Pallankë, Berovë dhe Vallandovë nga 1 rast.

Janë regjistruar 202 pacientë të shëruar.

Në kushte spitalore kanë ndërruar jetë 5 persona. 2 pacientë nga Shkupi (91vj dhe 83vj) dhe nga 1 pacient nga Gostivari (77vj), Kriva Pallanka (40vj) dhe Demir Hisari (65vj).

Numri I përgjithshëm I të diagnostifikuarve me COVID-19 në vendin tonë shkon në 96.518, numri I të shëruarve është 87.324, kurse I viktimave 2.971. Për momentin shënohen 6.223 raste aktive.

Në nivel vendi, deri më tani, janë bërë gjithsejt 482.026 testime për COVID-19. /KlanMacedonia

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia