close
Top LajmeVendi

MSH: 37 RASTE TË REJA, 4 VIKTIMA, 131 TË SHËRUAR

119595251_2491752014465150_15641362182479606_n

Ministria e Shëndetësisë informon se gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 464 testime, ndërsa janë regjistruar 37 raste të reja me Covid-19 në: Shkup-20, Kumanovë-3, Shtip-1, Tetovë-3, Strugë-2, Veles-1, Ohër-2, Gostivar-2, Kriva Pallankë-1, Koçan-2.

Sot Instituti i Shëndetit Publik ka regjistruar 131 pacientë të shëruar.

Kanë ndërruar jetë 4 persona, një pacient nga Vinica (57 vjeç), dy pacientë nga Ohri (77 vjeç dhe 57 vjeç) dhe një nga Struga (74 vjeç).

Numri i përgjithshëm i të diagnostifikuarve me Covid-19 në vendin tonë nga fillimi i epidemisë është 15827, numri i pacientëve të shëruar është 13315, i të vdekurve është 652, ndërsa për momentin numri i rasteve aktive në vend është 1860.

Në covid-spitalet e vendit janë të shtruar gjithsejt 336 pacientë prej të cilëve 46 janë në gjendje më të rëndë shëndetësore, me oksigjeno terapi apo të kycur në respiratorë./KlanMacedonia

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia