close
Top LajmeVendi

MSH: 373 RASTE TË REJA, 12 VIKTIMA, 320 TË SHËRUAR

e enjte

EDHE GJASHTË VIKTIMA NGA “TERMINI IM”


MSH-ja, konform të dhënave nga ISHP-ja, njofton se gjatë 24 orëve janë bërë 5.489 testime kurse janë regjistruar 373 raste të reja me COVID-19.

Shkup – 196, Manastir – 36, Ohër – 20, Kavadar – 18, Prilep – 17, Strumicë dhe Gjevgjeli nga 11, Veles 9, Kriva Pallankë – 7, Kumanovë dhe Shtip nga 6, Kërçovë, Negotinë, Resnjë, Vallandovë dhe Makedonski Brod nga 4, Tetovë, Koçanë dhe Dellçevë nga 3, Radovish – 2, Strugë, Bogdancë, Demir Hisar, Demir Kapi dhe Dojran nga 1 rast.

Regjistrohen 320 pacientë të shëruar.

Në kushte spitalore kanë ndërruar jetë 12 pacientë.

8 nga Shkupi (54, 66, 68, 71, 79, 87, 87 dhe 87 vjeç), 2 nga Manastiri (67 dhe 72) dhe nga një pacient nga Kërçova (75) dhe Shtipi (74).

Konform Regjistrit për persona të vdekur me diagnozë të COVID-19 nga “Termini Im”, janë shënuar edhe 6 viktima tjera me datë të vdekjes nga 03 deri më 21 Dhjetor. Bëhet fjalë për tre viktima nga Shkupi, dhe nga një nga Manastiri, Kumanova dhe Struga të moshës 65 – 92 vjeç.

Deri tani, në nivel vendi, janë bërë gjithsejt 1.591.522 testime për COVID-19.

Numri I përgjithshëm I të diagnostifikuarve me COVID-19 në vendin tonë është 224.507, numri I të shëruarve 211.548, kurse I viktimave shkon në 7.953. Për momentin shënohen 5.006 raste aktive./KlanMacedonia/

 

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia