close
Top LajmeVendi

MSH: 377 RASTE TË REJA, 12 VIKTIMA, 307 TË SHËRUAR

mz12

EDHE NJË VIKTIMË TJETËR NGA “TERMINI IM”

MSH-ja, konform të dhënave nga ISHP-ja, njofton se gjatë 24 orëve të fundit janë bërë 3.608 testime kurse janë regjistruar 377 raste të reja me COVID-19.

Në Shkup – 164, Kavadar – 31, Prilep – 30, Manastir – 24, Ohër – 16, Veles – 15, Kumanovë – 11, Shtip – 10, Kërçovë – 9, Tetovë – 7, Strumicë dhe Kriva Pallankë nga 6, Radovish dhe Vallandovë nga 5, Gostivar, Gjevgjeli, Negotinë, Dellçevë dhe Bogdancë nga 4, Sveti Nikollë, Resnjë dhe Kartovë nga 3, Koçanë, Makedonska Kamenicë dhe Makedonski Brod nga 2, Strugë, Probishtip dhe Krushëve nga 1 rast.

Regjistrohen 307 pacientë të shëruar.

Në kushte spitalore kanë ndërruar jetë 12 pacientë.

5 nga Shkupi (63, 82, 85, 85 dhe 87 vjeç) dhe nga një pacient nga Kumanova (61), Ohri (58), Manastiri (67), Shtipi (66), Strumica (62), Kriva Pallanka (78) dhe Vinica (69).

Konform Regjistrit për persona të vdekur me diagnozë të COVID-19 nga “Termini Im”, në mënyrë plotësuese është paraqitur edhe një viktimë nga Shkupi I moshës 92-vjecare me datë të vdekje 06.12.2021.

Deri tani vend janë bërë gjithsejt 1.500.087 testime për COVID-19.

Numri I përgjithshëm I të diagnostifikuarve që nga fillimi I epidemisë është 219.100, numri I pacientëve të shëruar është 205.700, kurse I viktimave –7.723. Për momentin shënohen 5.677 raste aktive. /KlanMacedonia/

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia