close
Vendi

MSH: 386 RASTE TË REJA, 6 VIKTIMA, 154 TË SHËRUAR

393961CB-E3B9-4A38-BDE6-0E176CEEE1B6

NË COVID-SPITALET E VENDIT 425 PACIENTË TË SHTRUAR


Ministria e Shëndetësisë informon se gjatë 24 oërve të fundit janë kryer 2267 testime, ndërsa janë regjistruar 386 raste të reja me Covid-19 në: Shkup-178, Kumanovë-18, Dibër-1, Shtip-8, Prilep-20, Tetovë-13, Strugë-9, Veles-5, Manastir-13, Ohër-7, Kavadar-3, Gostivar-4, Gjevgjeli-18, Strumicë-44, Kriva Palankë-7, Radovish-4, Koçan-10, Probishtip-1, Makedonski Brod-1, Berovë-7, Valandovë-3, Vinicë-2, Delçevë-1, Sveti Nikolë-3, Kërçovë-4, Negotinë-2. 


Sot Instituti i Shëndetit Publik ka regjistruar 154 pacientë të shëruar. 


Në kushte spitalore kanë ndërruar jetë 6 persona, dy pacientë nga Shkupi (67 dhe 67 vjeç), një paciente nga Tetova (72 vjeç), një nga Manastiri (44 vjeç), një Struga (62 vjeç) dhe një nga Sveti Nikola (81 vjeç). 


Numri i përgjithshëm i të diagnostifikuarve me Covid-19 në vendin tonë nga fillimi i epidemisë është 20.163, numri i pacientëve të shëruar është 16.009, i viktimave – 781, ndërsa për momentin numri i rasteve aktive në vend është 3.373.

 

Në covid-spitalet e vendit raportohet për 425 pacientë të shtruar, prej të cilëve 49 janë me oksigjeno-terapi kurse 5 të kycur në respiratorë. /KlanMacedonia

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia