close
Top LajmeVendi

MSH: 387 RASTE TË REJA, 35 VIKTIMA, 528 TË SHËRUAR

1E98B53F-0259-4365-ACC4-F5123FB4AEB3

NË TOTAL 55,127 RASTE, AKTIVE – 20.687


MSH-ja ka njoftuar se në 24 orët e fundit janë bërë 1176 testime, kurse janë regjistruar 387 raste të reja me COVID-19. Në Shkup – 174, Gostivar – 56, Tetovë – 26, Manastir – 20, Shtip – 19, Kumanovë – 17, nga 12 raste në Prilep dhe Veles, nga 7 në Dellçevë dhe Sveti Nikollë, Strumicë – 6, Kriva Pallankë, Koçanë dhe Negotinë nga 4, nga 3 raste në Kavadar, Krushevë dhe Kërçovë, nga 2 në ProbishtiP dhe Vallandovë dhe nga 1 rast në Ohër, Gjevgjeli, Radovish, Demir Hisar, Berovë dhe Vinicë.

ISHP-ja ka regjistruar 528 pacientë të shëruar.

Kanë ndërruar jetë 35 persona. 10 pacientë nga Shkupi  (46, 68, 79, 76, 76, 73, 48, 66, 71 dhe 66vj ), 3 nga Kumanova (67, 82 dhe 79vj), 1 nga Shtipi (79vj), 2 nga Prilepi (68 dhe 69vj), 1 nga Tetova (84vj), 1 nga Velesi (73vj), 2 nga Manastiri (88 dhe 77vj), 1 nga Ohri (82vj), 1 nga Kavadari (73vj), 4 nga Gostivari (75, 73, 50 dhe 43vj), 1 nga Dojrani (65vj), 2 nga Strumica (48 dhe 75vj), 1 nga Radovishi (76vj), 1 nga Kocana (67vj), 2 nga Berova (70 dhe 53vj) dhe 2 pacientë nga Kërçova  (54 dhe 70vj).

Numri I përgjithshëm I të diagnostifikuarve me COVID-19 në vendin tonë shkon në 55.127, numri I të shëruarve është 32.894, kurse I viktimave shkon në 1.546. Për momentin shënohen 20.687 raste aktive. Në nivel vendi janë bërë gjithsejt 313.519 testime. /KlanMacedonia

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia