close
Top LajmeVendi

MSH: 389 RASTE TË REJA, 18 VIKTIMA, 317 TË SHËRUAR

mz8

RASTE AKTIVE NË NIVEL VENDI – 8.535

 

MSH-ja, konform të dhënave nga ISHP-ja, njofton se gjatë 24 orëve të fundit janë bërë 2.633 testime kurse janë regjistruar 389 raste të reja me COVID-19.

Në Shkup – 179, Manastir – 33, Shtip – 25, Kumanovë – 20, Prilep – 17, Ohër – 15, Kavadar dhe Strumicë nga 14, Koçanë dhe Gjevgjeli nga 11, Strugë – 7, Tetovë dhe Veles nga 6, Negotinë dhe Demir Hisar nga 4, Kërçovë, Sveti Nikollë, Resnjë dhe Dellçevë nga 3, Kriva Pallankë, Radovish, Vinicë, Probishtip dhe Kratovë nga 2, Demir Kapi – 1 rast.

Regjistrohen 317 pacientë të shëruar.

Në kushte spitalore kanë ndërruar jetë 18 pacientë.

7 nga Shkupi (92, 90, 88, 76, 72, 70 dhe 35 vjeç), 2 nga Vallandova (70 dhe 64 vjeç), 2 nga Kavadari (74 dhe 71 vjeç), 2 nga Kriva Pallanka (88 dhe 78vjeç) dhe nga një pacient nga Kumanova (62), Strumica (78), Sveti Nikolla (86), Velesi (66) dhe Tetova (49).

 Lidhur me 35 vjecarin nga Shkupi që ka ndërruar jetë, I njëjti ka qenë me diagnozë Sy anxyosum, Obesitas, HTA dhe çrregullim shizotip, kurse 49-vjecarja që ka dërruar jetë nga Tetova, sipas MSH-së, ka qenë me diagnozë HTA dhe St post Tromboflebitis. Pacientja ka qenë në terapi antikoagulante.

Deri më tani, në vend janë bërë gjithsejt 1.449.036 testime kundër COVID-19.

Numri I përgjithshëm I të diagnostifikuarve me COVID-19 në vendin tonë shkon në 212.220, numri I të shëruarve është 196.249, kurse I viktimave – 7.436. Numri I rasteve aktive është 8.535./KlanMacedonia/

 

 

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia