close
Top LajmeVendi

MSH: 392 RASTE TË REJA, 20 VIKTIMA, 339 TË SHËRUAR

C2ED12DB-1CE7-4A1A-9224-5C804BB98B7F

RASTE AKTIVE NË NIVEL VENDI – 12.240


MSH-ja, konform të dhënave nga ISHP-ja, njofton se gjatë 24 orëve janë bërë 4.633 testime, kurse janë regjistruar 392 raste të reja me COVID-19.

Në Shkup – 180, Kumanovë – 32, Kavadar – 20, Manastir – 18, Koçanë – 17, Prilep dhe Veles nga 16, Kërçovë – 14, Tetovë, Ohër dhe Shtip nga 11, Gjevgjeli dhe Kriva Pallankë nga 7, Kratovë – 6, Radovish dhe Vallandovë nga 4, Resnjë dhe Probishtip nga 3, Gostivar, Strumicë, Dellçevë dhe Vinicë nga 2, Negotinë, Dibër, Berovë dhe Demir Kapi nga 1 rast.

Regjistrohen 339 pacientë të shëruar.

Në kushte spitalore kanë ndërruar jetë 17 pacientë.

8 nga Shkupi (98, 82, 79, 79, 79, 74, 69 dhe 69 vjeç), 2 nga Koçana (89 dhe 82 vjeç) dhe nga një pacient nga Gostivari(80), Tetova (46), Velesi (78), Radovishi(68), Shtipi (66), Manastiri (86) dhe Vallandova (85).

Në mënyrë plotësuese, konform Regjistrit të personave të vdekur me diagnozë të COVID-19 nga sistemi “Termini Im”, janë paraqitur edhe tre viktima tjera, me datë të vdekjes nga 12 Shtatori deri më 22 Shtator. Bëhet fjalë për dy viktima nga Shkupi dhe një nga Gostivari të moshës nga 67 deri 93 vjeç, prej të cilëve njëri ka ndërruar jetë në kushte spitalore ndërsa dy të tjerët në shtëpitë e tyre.

Në nivel vendi janë bërë gjithsejt 1.274.003 testime për COVID-19.

Numri i përgjithshëm i të diagnostifikuarve me COVID-19 në vendin tonë shkon në 189.551, numri i të shëruarve është 170.734, kurse i viktimave – 6.577. Numri i rasteve aktive është 12.240.

Sipas analizave epidemiologjike, Shkupi me 5.689, Kumanova me 967, Tetova me 945, Ohri me 502, Gostivari me 490, Kërcova me 417,  Struga me 364 dhe Strumica me 310 u prijnë qyteteve me më shumë raste aktive në nivel vendi. /KlanMacedonia

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia