close
Top LajmeVendi

MSH: 393 RASTE TË REJA, 20 VIKTIMA, 397 TË SHËRUAR

msh 0710

RASTE AKTIVE NË NIVEL VENDI – 10.785

 

MSH-ja, konform të dhënave nga ISHP-ja, njofton se gjatë 24 orëve të fundit janë bërë 2.974 testime kurse janë regjistruar 393 raste të reja me COVID-19.

Në Shkup – 187, Kumanovë – 34, Veles – 30, Shtip – 21, Prilep – 14, Ohër dhe Strumicë nga 11, Kriva Pallankë – 10, Tetovë dhe Kërçovë nga 8, Manastir, Kavadar dhe Probishtip nga 7, Koçanë – 6, Vinicë – 5, Gjevgjeli, Radovish, Berovë dhe Makedonska Kamenicë nga 4, Resnjë dhe Bogdancë nga 3, Kratovë – 2, Dellçevë, Makedonski Brod dhe Demir Hisar nga 1 rast.

Regjistrohen 397 pacientë të shëruar.

Në kushte spitalore kanë ndërruar jetë 20 pacientë.

9 nga Shkupi (52, 54, 54, 69, 75, 80, 81, 82 dhe 84 vjeç),  2 nga Kumanova (82 dhe 86 vjeç), 2 nga Struga (56 dhe 68 vjeç) 2 nga Velesi (69 dhe 76 vjeç) dhe nga një pacient nga Kavadari (63), Gostivari (69), Kërçova (68), Kriva Pallanka (70) dhe Sveti Nikolla (62).

Në mënyrë plotësuese, konform Regjistrit për persona të vdekur me diagnozë të COVID-19, nga “Termini Im”, janë paraqitur edhe 5 viktima me datë të vdekjes nga 21 Shtatori deri më 02 Tetor. Bëhet fjalë për tre perosna nga Shkupi dhe dy nga Tetova të moshës nga 52 deri 78 vjeç.

Në nivel vendi janë bërë gjithsejt 1.311.162 testime për COVID-19.

Numri i përgjithshëm i të diagnostifikuarve me COVID-19 në vendin tonë shkon në 193.846, numri i të shëruarve është 176.278, kurse i viktimave – 6.783. Numri i rasteve aktive është 10.785./KlanMacedonia/

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia