NË TOTAL 91.555 RASTE, AKTIVE – 8.726
MSH-ja njofton se, konform të dhënave të ISHP-së, në 24 orët e fundit janë bërë 2.236 testime kurse janë regjistruar 394 raste të reja me COVID-19. Në Shkup – 190, Kavadar – 29, Veles – 19, Dellçevë – 16, Kumanovë – 14, Ohër dhe Dibër nga 12, Gostivar – 11, Prilep, Shtip, Berovë, Demir Kapi dhe Manastir nga 7, Kërçovë – 6, Tetovë, Strumicë dhe Gjevgjeli nga 5, Sveti Nikollë, Negotinë dhe Vinicë nga 4, nga 3 raste në Strugë, Koçanë, Kriva Pallankë, Radovish dhe Krushevë, nga 2 raste në Resnjë, Probishtip, Kratovë dhe Pehçevë.
Janë shënuar 387 pacientë të shëruar.
Kanë ndërruar jetë 9 persona. 2 pacientë nga Shkupi (74 dh 82vj), 2 nga Kërçova (61 dh 70vj) dhe nga 1 pacient nga Resnja (77vj), Manastiri (87vj), Vinica (57vj), Ohri (79vj) dhe Prilepi (65vj).
Numri I përgjithshëm I të diagnostifikuarve me COVID -19 në vendin tonë shkon në 91.555, numri I të shëruarve është 80.008, kurse I viktimave – 2.821. Për momentin shënohen 8.726 raste aktive.
Në nivel vendi, deri më tani, janë bërë gjithsejt 448.031 testime për COVID-19. /KlanMacedonia