close
Top LajmeVendi

MSH: 396 RASTE TË REJA, 14 VIKTIMA, 207 TË SHËRUAR

270311476_4944207145636435_2357662528802191262_n

EDHE KATËR VIKTIMA TJERA NGA “TERMINI IM”

MSH-ja konform të dhënave nga ISHP-ja, njofton se gjatë 24 orëve janë bërë 4.858 testime, kurse janë regjistruar 396 raste të reja me COVID-19.

Shkup – 196, Manastir – 31, Prilep – 23, Gjevgjeli – 17, Ohër – 16, Kavadar – 14, Kumanovë – 13, Strumicë – 10, Resnjë – 9, Veles – 8, Shtip dhe Koçanë nga 7, Berovë dhe Vallandovë nga 6, Negotinë – 5, Tetovë, Kërçovë dhe Strugë nga 4, Bogdancë dhe Makedonski Brod nga 3, Sveti Nikollë, Kriva Pallankë, Radovish dhe Krushevë nga 2, Dellçevë dhe Dibër nga 1 rast.

Regjistrohen 207 pacientë të shëruar.

Në kushte spitalore kanë ndërruar jetë 14 pacientë.

5 nga Shkupi (68, 72, 74, 89 dhe 94 vjeç), 2 nga Prilepi (53 dhe 64 vjeç) dhe nga një pacient nga Ohri (87), Kumanova (81),  Sveti Nikolla (71), Manastiri (51), Velesi (83), Strumica (6) dhe Berova (78).

Konform Regjistrit për persona të vdekur me diagnozë të COVID-19 nga “Termini Im”, janë shënuar edhe katër viktima tjera me datë të vdekjes nga 17 deri më 25 Dhjetor. Bëhet fjalë për dy viktima nga Pehçeva dhe nga një nga Shkupi dhe Shtipi të moshës 71 – 87 vjeç.

Deri tani, në nivel vendi, janë bërë gjithsejt 1.586.033 testime për COVID-19.

Numri I përgjithshëm I të diagnostifikuarve me COVID-19 në vendin tonë është 224.134, numri I të shëruarve 211.228, kurse I viktimave shkon në 7.935. Për momentin shënohen 4.971 raste aktive./KlanMacedonia/

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia