close
Top LajmeVendi

MSH: 396 RASTE TË REJA, 15 VIKTIMA, 442 TË SHËRUAR

CBB52366-EF26-4E84-8228-60990746CC39

NË TOTAL 87.986 RASTE, AKTIVE – 16.177


MSH-ja njofton se në 24 orët e fundit janë bërë 2.192 testime, kurse janë regjistruar 396 raste të reja me COVID-19. Në Shkup – 198, Tetovë – 18, Prilep dhe Manastir nga 14, Veles, Strumicë dhe Kavadar nga 13, Kumanovë dhe Shtip nga 12, Kërçovë dhe Ohër nga 11, Dellçevë – 10, Strugë – 9, Resnjë – 8, Gostivar – 7, Negotinë dhe Koçanë nga 6, nga 4 raste në Gjevgjeli dhe Radovish, nga 3 raste të reja në Kriva Pallankë, Krushevë dhe Sveti Nikollë dhe nga 1 rast në Probishtip, Demir Hisar, Pehçevë dhe Kratovë.

ISHP-ja ka regjistruar 442 pacientë të shëruar.

Kanë ndërruar jetë 15 persona. 4 pacientë nga Shkupi, 3 nga Kavadari, 3 nga Gostivari – mes tyre edhe një 33 vjeçar, 2 nga Vinica dhe nga 1 pacient nga Kumanova, Velesi dhe Ohri.

Numri I përgjithshëm I të diagnostifikuarve me COVID-19 në vendin tonë shkon në 87.986, numri I të shëruarve është 69.137, kurse I viktimave shkon në 2.672. Për momentin shënohen 16.177 raste aktive.

Në nivel vendi janë bërë gjithsejt 425.888 testime për COVID-19. /KlanMacedonia

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia