NË TOTAL 88.389 RASTE, AKTIVE – 16.231
MSH-ja njofton se në 24 orët e fundit janë bërë 2.118 testime kurse janë regjistruar 403 raste të reja me COVID-19. Në Shkup – 165, Kumanovë – 30, Veles – 25, Kavadar – 22, Ohër – 19, Tetovë dhe Koçanë nga 14, Strumicë – 13, Strugë, Gostivar dhe Negotinë nga 11, Prilep dhe Manastir nga 10, Dibër – 9, Gjevgjeli – 8, nga 4 raste në Shtip, Krushevë, Kërçovë dhe Resnjë, nga 3 raste në Radovish dhe Berovë, nga 2 në Makedosnki Brod, Dellçevë dhe Vinicë dhe nga 1 rast në Probishtip, Demir Hisar dhe Sveti Nikollë.
ISHP-ja ka regjistruar 339 pacientë të shëruar.
Kanë ndërruar jetë 10 persona, 2 pacientë nga Shkupi, 2 nga Prilepi dhe nga 1 pacient nga Kumanova, Ohri, Bogdanci, Strumica, Makedonska Kamenica dhe Kërçova.
Numri I përgjithshëm I të diagnostifikuarve me COVID-19 në vendin tonë shkon në 88.389, numri I të shëruarve është 69.476, kurse I viktimave shkon në 2.682. Për momentin shënohen 16.231 raste aktive.
Në nivel vendi, deri më tani janë bërë gjithsejt 428,006 testime për COVID-19. /KlanMacedonia