close
Top LajmeVendi

MSH: 411 RASTE TË REJA, KATËR VIKTIMA, 271 TË SHËRUAR

E9813475-E998-43CB-8681-7B8325FD98EB

RASTE AKTIVE NË NIVEL VENDI – 6.107

 

MSH-ja, konform të dhënave nga ISHP-ja, njofton se gjatë 24 orëve janë bërë 3.209 testime kurse janë regjistruar 411 raste të reja me COVID-19.

Në Shkup – 198, Kumanovë – 40, Shtip – 19, Veles – 18, Kavadar dhe Koçanë nga 16, Prilep – 15, Manastir – 13, Kriva Pallankë – 10, Tetovë dhe Radovish nga 7, Strugë – 6, Strumicë dhe Probishtip nga 5, Gjevgjeli, Negotinë dhe Resnjë nga 4, Ohër, Kërçovë, Sveti Nikollë, Bogdancë, Krushevë dhe Makedonska Kamenicë nga 3, Vallandovë dhe Demir Hisar nga 2, Dellçevë dhe Vinicë nga 1 rast.

Regjistrohen 271 pacientë të shëruar.

Në kushte spitalore kanë ndërruar jetë 4 pacientë.

2 nga Shkupi (82 dhe 65 vjeç) dhe nga një pacient nga Kumanova (74) dhe Probishtipi (39).

Në mënyrë plotësuese, konform Regjistrit për persona të vdekur me diagnozë të COVID-19 nga “Termini Im”, janë regjistruar edhe tre viktima tjera me datë të vdekjes nga 31 Gushti deri më 16 Tetor. Bëhet fjalë për dy viktima nga Shkupi dhe një nga Kërçova të moshës nga 80 deri 93 vjeç.

Deri tani, në nivel vendi janë bërë gjithsejt 1.357.742 testime për COVID-19.

Numri i përgjithshëm I të diagnostifikuarve me COVID-19 shkon në 199.057, numri I të shëruarve është 185.931, kurse I viktimave – 7.019. Numri I rasteve active është 6.107./KlanMacedonia/

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia