close
Top LajmeVendi

MSH: 412 RASTE TË REJA, 12 VIKTIMA, 459 TË SHËRUAR

245240681_4663766600347159_1847982224073228304_n

RASTE AKTIVE NË NIVEL VENDI – 6.589

 

MSH-ja, konform të dhënave nga ISHP-ja, njofton se gjatë 24 orëve të fundit janë bërë 3.567 testime kurse janë regjistruar 412 raste të reja me COVID-19.

 

Në Shkup – 207, Kumanovë – 34, Veles – 26, Manastir – 18, Koçanë – 16, Kërçovë – 15, Prilep – 14, Tetovë, Gostivar dhe Kavadar nga 10, Radovish – 6, Shtip dhe Sveti Nikollë nga 5, Strumicë, Kriva Pallankë, Kratovë dhe Makedonska Kamenicë nga 4, Strugë, Gjevgjeli, Negotinë dhe Vinicë nga 3, Vallandovë – 2, Ohër, Resnjë, Probishtip, Bogdancë, Krushevë dhe Makedonski Brod nga 1 rast.

 

Regjistrohen 459 pacientë të shëruar.

 

Në kushte spitalore kanë ndërruar jetë 12 pacientë.

6 nga Shkupi (73, 72, 67, 61, 49, 46 vjeç), 2 nga Koçana (66, 63 vjeç) dhe nga një pacient nga Prilepi (80), Ohri (77), Kumanova (77) dhe Velesi (48).

 

Në mënyrë plotësuese, konform Regjistrit për persona të vdekur me diagnozë të COVID-19, nga sistemi “Termini Im” janë paraqitur edhe 8 viktima me datë të vdekjes nga 01 Shtatori deri më 08 Tetor. Bëhet fjalë për 4 persona nga Shkupi dhe nga një nga Tetova, Prilepi, Kumanova dhe Koçana të moshës nga 36 deri 93 vjec.

 

Në nivel vendi janë bërë gjithsejt 1.330.304 testime për COVID-19.

Numri i përgjithshëm i të diagnostifikuarve me COVID-19 në vendin tonë shkon në 195.542, numri i të shëruarve është 182.078, kurse i viktimave – 6.875. Numri i rasteve aktive është 6.589./KlanMacedonia/

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia