close
Vendi

MSH: 428 RASTE TË REJA, 10 VIKTIMA, 128 TË SHËRUAR

121984628_2523698911270460_4550788840761078651_n

NË TOTAL 23628 RASTE, AKTIVE – 5555


Ministria e Shëndetësisë informon se gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 1853 testime, ndërsa janë regjistruar 428 raste të reja me Covid-19 në: Shkup-200, Kumanovë-16, Dibër-2, Shtip-9, Prilep-29, Tetovë-30, Strugë-2, Veles-6, Manastir-14, Ohër-4, Kavadar-17, Gostivar-5, Gjevgjeli-15, Strumicë-11, Kriva Palankë-1, Radovish-6, Koçan-12, Probishtip-1, Makesonski Brod-2, Pehçevë-1, Berovë-5, Valandovë-2, Vinicë-3, Delçevë-4, Kratovë-2, Sveti Nikolë-3, Kërçovë-11, Resnjë-10, Negotinë-5.

Sot Instituti I Shëndetit Publik ka regjistruar 128 pacientë të shëruar.

Kanë ndërruar jetë 10 persona, dy pacientë nga Shkupi (60 dhe 66 vjeç), një nga Kumanova (64 vjeç), dy pacientë nga Prilepi ( 57 dhe 87 vjeç ), dy nga Tetova (75 dhe 53 vjeç ), një nga Struga ( 55 vjeç ), Një nga Strumica ( 83 vjeç ) dhe një nga Kriva Palanka ( 80 vjeç ). Prej tyre një pacient ka ndërruar jetë jashtë kushteve spitalore, ndërsa 9 të tjerët janë ndërruar jetë në spital.

Numri I përgjithshëm I të diagnostifikuarve me Covid-19 në vendin tonë nga fillimi I epidemisë është 23628, numri I pacientëve të shëruar është 17239, I të vdekurve 834, ndërsa për momentin numri I rasteve active në vend është 5555. /KlanMacedonia

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia