close
Top LajmeVendi

MSH: 435 RASTE TË REJA, GJASHTË VIKTIMA, 534 TË SHËRUAR

mz002

EDHE TRE VIKTIMA TJERA NGA “TERMINI IM”

MSH-ja, konform të dhënave nga ISHP-ja, njofton se gjatë 24 orëve janë bërë 6.651 testime kurse janë regjistruar 435 raste të reja me COVID-19.

Shkup – 214, Manastir – 36, Ohër – 25, Prilep – 21, Kavadar – 17, Kumanovë – 16, Strumicë – 12, Gjevgjeli dhe Resnjë nga 11, Kërçovë dhe Negotinë nga 9, Gostivar, Veles dhe Shtip nga 7, Tetovë – 6, Strugë dhe Radovish nga 5, Koçanë – 4, Vallandovë, Bogdancë dhe Demir Hisar nga 3, Sveti Nikollë, Dellçevë, Probishtip dhe Dojran nga 1 rast.

Regjistrohen 534 pacientë të shëruar.

Gjatë 24 orëve të fundit kanë ndërruar jetë 6 persona.

2 nga Shkupi (60 dhe 91 vjeç) dhe nga një pacient nga Kërçova (76),  Manastiri (69), Makedonski Brodi (44) dhe Dibra (80).

Konform Regjistrit për persona të vdekur me diagnozë të COVID-19 nga “Termini Im”, janë paraqitur edhe 3 viktima tjera. Bëhet fjalë për dy nga Shkupi (47 dhe 67 vjeç) dhe një nga Kërçova (87).

Deri tani, në nivel vendi, janë bërë gjithsejt 1.604.163 testime për COVID-19.

Numri I përgjithshëm I të diagnostifikuarve me COVID-19 në vendin tonë është 225.484, numri I të shëruarve 212.380, kurse I viktimave shkon në 7.969. Për momentin shënohen 5.135 raste aktive./KlanMacedonia/

 

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia