close
Vendi

MSH: 438 RASTE TË REJA, 6 VIKTIMA, 191 TË SHËRUAR

5F977AB5-88F7-44F7-9881-5DB9E67E5BF8

NË TOTAL 22.607 RASTE, AKTIVE – 4837


MSH-ja njofton se në 24 orët e fundit janë bërë 2306 testime kurse janë regjistruar 438 raste të reja me COVID-19. Në Shkup – 200, Strumicë – 30, Tetovë – 27, Kumanovë – 21, Manastir – 18, Shtip – 16, Ohër – 16, Koçanë – 15, Prilep – 13, Gjevgjeli – 10, Kërcovë – 9, Kavadar – 9, Veles – 7, Kriva Pallankë dhe Radovish nga 6, nga 5 raste në Dellçevë Negotinë dhe Resnjë, nga 3 raste në Sveti Nikollë, Vallandovë, Pehçevë dhe Vinicë, nga 2 raste në Gostivar dhe Berovë dhe nga 1 në Dibër, Probishtip dhe Kratovë.

ISHP-ja ka regjistruar 191 pacientë të shëruar.

Njoftohet se në kushte spitalore kanë ndërruar jetë 6 persona. Bëhet fjalë për tre pacientë nga Shkupi të moshës 68, 75 dhe 89 vjecare, një 62 vjecar nga Kriva Pallanka, një 64 vjecar nga Strumica dhe një 78 vjecar nga Shtipi.

Numri I përgjithshëm I të diagnostifikuarve me COVID-19 në vendin tonë shkon në 22.607, numri I të shëruarve është 16.949, kurse I viktimave 821. Për momentin shënohen 4837 raste aktive.

Në covid-spitalet e vendit raportohet për 472 pacientë të shtruar, prej të cilëve 65 janë me oksigjeno-terapi kurse 2 të kycur në respiratorë. /KlanMacedonia

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia