close
Top LajmeVendi

MSH: 444 RASTE TË REJA, 21 VIKTIMA, 894 TË SHËRUAR

36DDA0F9-B8A1-4D1D-A15F-766A48511115

NË TOTAL 91.161 RASTE, AKTIVE – 8.728


MSH-ja njofton se në 24 orët e fundit janë bërë 2.518 testime kurse janë regjistruar 444 raste të reja me COVID-19. Në Shkup – 209, Kvadar – 32, Kumanovë, Ohër dhe Veles nga 26, Dellçevë – 16, Tetovë – 13, Gostivar – 12, Strugë – 11, Kërçovë – 10, Shtip, Manastir dhe Strumicë nga 8, Demir Kapi – 6, Prilep dhe Radovish nga 5, Gjevgjeli, Kriva Pallankë, Vinicë dhe Kratovë nga 3, nga 2 raste në Makedonski Brod dhe Bogdanci dhe nga 1 rast në Sveti Nikollë, Resnjë, Demir Hisar dhe Pehçevë.

ISHP-ja ka regjistruar 894 pacientë të shëruar.

Në kushte spitalore kanë ndërruar jetë 21 persona. 11 pacientë nga Tetova (72, 68, 57, 58, 66, 73, 77, 65, 74, 56 dhe 73vj), 2 nga Shkupi (87 dhe 65vj), 2 nga Kavadari (64 dhe 59vj) dhe nga 1 pacient nga Kumanova (75vj), 1 nga Prilepi (84vj), 1 nga Shtipi (78vj), 1 nga Ohri (69vj), 1 nga Koçana (71vj) dhe 1 nga Kërçova (63vj).

MSH-ja njofton se dhjetë persona që kanë ndërruar jetë dhe që janë janë evidentuar gjatë ditës së sotme, janë me datë të vdekjes nga tri javët e kaluara, kurse sot janë paraqitur në ISHP.

Numri I përgjithshëm I të diagnostifikuarve me COVID-19 në vendin tonë shkon në 91.161, numri I të shëruarve është 79.621, kurse numri I viktimave shkon në 2.812. Për momentin shënohen 8.728 raste aktive.

Në nivel vendi, deri më tani, janë bërë gjithsejt 445.795 testime për COVID-19. /KlanMacedonia

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia