close
Top LajmeVendi

MSH: 449 RASTE TË REJA, 12 VIKTIMA, 317 TË SHËRUAR

mz1

RASTE AKTIVE NË NIVEL VENDI – 8.472

MSH-ja, konform të dhënave nga ISHP-ja, njofton se gjatë 24 orëve të fundit janë bërë 3.859 testime kurse janë regjistruar 449 raste të reja me COVID-19.

Në Shkup – 195, Manastir – 47, Prilep – 19, Kavadar – 18, Berovë – 17, Kumanovë – 16, Koçanë – 15, Veles dhe Shtip nga 13, Gjevgjeli – 12, Dellçevë – 11, Ohër – 10, Strumicë – 8, Negotinë – 7, Vallandovë – 6, Tetovë, Radovish dhe Resnjë nga 5, Kriva Pallankë, Kratovë dhe Demir Hisar nga 4, Kërçovë dhe Bogdancë nga 3, Strugë, Sveti Nikollë dhe Makedonska Kamenicë nga 2, Probishtip, Demir Kapi dhe Pehçevë nga 1 rast.

Regjistrohen 317 pacientë të shëruar.

Në kushte spitalore kanë ndërruar jetë 11 pacientë.

4 nga Shkupi (69, 76, 81 dhe 89 vjeç), 2 nga Prilepi (65 dhe 82 vjeç) dhe nga një pacient nga Tetova (74), Manastiri (72), Ohri (33), Vinica (66) dhe Demir Hisari (81).

 MSH-ja njofton se lidhur me viktimën 33-vjecar nga Ohri, I njëjti ka qenë me diagnozë të Diabetit – Tipi 2 dhe se nuk ka marrë terapi adekuate. Është pranuar në spital në gjendje të rëndë shëndetësore.

Në mënyrë plotësuese, konform Regjistrit për persona të vdekur me diagnozë të COVID-19 nga “Termini Im” është paraqitur edhe një viktimë me datë të vdekjes 16.11.2021. Bëhet fjalë për një person nga Kavadari që ka ndërruar jetë në kushte shtëpiake.

Deri më tani në nivel vendi janë bërë gjithsejt 1.446.403 testime të COVID-19.

Numri I përgjithshëm I të diagnostifikuarve me COVID-19 shkon në 211.831, numri I të shëruarve është 195.941, kurse i viktimave shkon në 7.418. Për momentin shënohen 8.472 raste aktive./KlanMacedonia/

 

 

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia