close
Top LajmeVendi

MSH: 45% E POPULLATËS MBI 18 VJEÇ E RIVAKSINUAR

vaksinimi

Gjatë ditës së djeshme dhe të Martës, gjithsejt janë aplikuar 9.307 doza të vaksinave, prej të cilave 1.830 si dozë e parë, 7.281 si dozë e dytë kurse 196 qytetarë kanë marrë dozën e tretë të vaksinës anti-covid.

 

Deri më 13 Tetor gjithsejt janë vaksinuar 797.214 qytetarë, të rivaksinuar janë 756.176, kurse dozën e tretë e kanë marrë 982 të tjerë.

 

53% e qytetarëve mbi 40 vjeç janë rivaksinuar, kurse 33% e grupmoshës nga 18 deri 39 vjec kanë marrë të paktën një dozë vaksine.

 

Përfishirja me një dozë vaksine të popullatës mbi 18 vjeç është 47%, me dy doza – 45%, kurse sipas numrit të vaksinave të aplikuara 38% e popullatës së gjithmbarshme është vaksinuar, kurse 35% kanë marrë dy doza të vaksinave./KlanMacedonia/

 

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia