close
Top LajmeVendi

MSH: 463 RASTE TË REJA, 15 VIKTIMA, 336 TË SHËRUAR

mz10

EDHE DY VIKTIMA TJERA NGA “TERMINI IM”

MSH-ja, konform të dhënave nga ISHP-ja njofton se gjatë 24 orëve të fundit janë bërë 3.447 testime kurse janë regjistruar 463 raste të reja me COVID-19.

Në Shkup – 218, Manastir – 40, Prilep – 25, Kavadar – 22, Veles – 16, Kumanovë – 15, Tetovë dhe Koçanë nga 14, Shtip – 13, Dellçevë – 12, Ohër – 9, Strumicë dhe Berovë nga 7, Resnjë – 6, Kriva Pallankë – 5, Negotinë, Vinicë dhe Makedonska Kamenicë nga 4, Kërçovë, Gjevgjeli, Vallandovë, Bogdancë, Demir Hisar dhe Krushevë nga 3, Radovish, Probishtip dhe Kratovë nga 2, Strugë, Sveti Nikollë, Makedonski Brod dhe Dojran nga 1 rast.

Regjistrohen 336 pacientë të shëruar.

Në kushte spitalore kanë ndërruar jetë 15 pacientë.

7 nga Shkupi (44, 54, 61, 67, 71, 73 dhe 94 vjeç), 2 nga Kavadari (37 dhe 72 vjeç), 2 nga Radovishi (51 dhe 79 vjeç) dhe nga një pacient nga Kratova (93), Kumanova (92), Prilepi (82) dhe Kriva Pallanka (78).

Në mënyrë plotësuese, konform Regjistrit për persona të vdekur me diagnozë të COVID-19 nga “Termini Im”, janë paraqitur edhe 2 viktima tjera me datë të vdekjes nga 20 Tetori deri më 24 Nëntor 2021. Bëhet fjalë për viktima nga Koçana dhe Struga të moshës nga 74 deri 77 vjeç.

Deri tani në nivel vendi janë bërë gjithsejt 1.465.204 testime për COVID-19.

Numri I përgjithshëm I të diagnostifikuarve me COVID-19, nga fillimi i epidemisë, është 214.676, numri i të shëruarve është 198.755 kurse i viktimave – 7.528. Për momentin shënohen 8.393 raste aktive./KlanMacedonia/

 

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia