close
Top LajmeVendi

MSH: 509 RASTE TË REJA, 9 VIKTIMA, 354 TË SHËRUAR

6B48760A-0636-4111-8FD0-FCAA9A9A7D30

NË TOTAL 99.917 RASTE, AKTIVE – 6.736


MSH-ja, konform të dhënave nga ISHP-ja, njofton se në 24 orët e fundit janë bërë 2.813 testime kurse janë regjistruar 509 raste të reja me COVID-19. Në Shkup – 285, Prilep – 37, Kavadar – 29, Ohër – 24, Veles – 16, Tetovë – 11, Manastir dhe Kriva Pallankë nga 10, Strugë dhe Gjevgjeli nga 9, Kumanovë dhe Negotinë nga 8, Koçaë dhe Krushevë nga 7, Gostivar dhe Shtip  nga 6, Resnjë, Dellçevë dhe Berovë nga 4, Probishtip, Kratovë dhe Bogdancë nga 3, Sveti Nikollë dhe Vallandovë nga 2, Strumicë dhe Radovish nga 1.

Regjistrohen 354 pacientë të shëruar.

Në kushte spitalore kanë ndërruar jetë 9 persona. 4 pacientë nga Shkupi (71vj, 66vj, 63vj, 55vj) dhe nga 1 pacient nga Ohri (67vj), Kumanova (68vj), Koçana (85vj), Dellçeva (61vj) dhe  Demir Hisari  (84vj).

Numri I përgjithshëm I të diagnostifikuarve me COVID-19 në vendin tonë shkon në 99.917, numri I të shëruarve është 90.096, kurse I viktimave 3.085. Për momentin shënohen 6.736 raste active.

Në nivel vendi, deri më tani, janë bërë gjithsejt 506.378 testime për COVID-19. /KlanMacedonia

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia