close
Top LajmeVendi

MSH: 511 RASTE TË REJA, 10 VIKTIMA, 497 TË SHËRUAR

msh1

RASTE AKTIVE NË NIVEL VENDI – 6.191

MSH-ja konform të dhënave nga ISHP-ja njofton se gjatë 24 orëve të fundit janë bërë 3.622 testime, kurse janë regjistruar 511 raste të reja me COVID-19.

Në Shkup – 247, Kumanovë – 54, Veles – 29, Koçanë – 21, Manastir – 20, Tetovë, Prilep, Kavadar dhe Shtip nga 15, Kriva Pallankë – 10, Dellçevë – 9, Gjevgjeli – 8, Kërçovë – 7, Negotinë dhe Sveti Nikollë nga 6, Vinicë – 5, Ohër dhe Bogdancë nga 4, Strumicë, Radovish, Vallandovë dhe Kratovë nga 3, Resnjë dhe Demir Hisar nga 2, Gostivar, Berovë, Probishtip, Krushevë dhe Makedonska Kamenicë nga 1 rast.

Regjistrohen 497 pacientë të shëruar.

Në kushte spitalore kanë ndërruar jetë 10 pacientë.

4 nga Shkupi (82, 79, 64 dhe 51 vjeç), 2 nga Kumanova (81 dhe 49 vjeç) dhe nga një pacient nga Manastiri (71), Velesi (75), Shtipi (67) dhe Makedonska Kamenica (69).

Në nivel vendi janë bërë gjithsejt 1.369.624 testime për COVID-19.

Numri i përgjithshëm i të diagnostifikuarve me COVID-19 në vendin tonë shkon në 200.412, numri i të shëruarve është 187.149, kurse i viktimave – 7.072. Numri i rasteve aktive është 6.191./KlanMacedonia/

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia