close
Top LajmeVendi

MSH: 518 RASTE TË REJA, 9 VIKTIMA, 200 TË SHËRUAR

89992E3F-856C-4429-B450-B2AB9251F91D

NË TOTAL 25.991 RASTE, AKTIVE – 6861

 

MSH-ja ka njoftuar se në 24 orët e fundit janë bërë 2367 testime, kurse janë regjistruar 518 raste të reja me COVID-19. Në Shkup – 261, Tetovë – 30, Strumicë – 23, Prilep e Manastir nga 21, Shtip – 19, Ohër – 15, Veles, Kumanovë e Kërçovë nga 13, Kavadar, Koçanë e Gjevgjeli nga 11, Gostivar – 10, Sveti Nikollë – 8, nga 6 raste në Radovish, Probishtip dhe Resnjë, Strugë – 5, Kriva Pallankë – 4, në Vallandovë dhe Dellçevë nga 3 raste, Berovë dhe Vinicë nga 2 dhe Negotinë 1 rast.

ISHP-ja ka regjistruar 200 pacientë të shëruar.

Autoritetet e shëndetësisë njoftojnë se kanë ndërruar jetë 9 persona. Bëhet fjalë për 4 pacientë nga Shkupi të moshës 36, 53, 60 dhe 65 vjec, një 66-vjecar nga Shtipi, një 72 vjecar nga Radovishi, një 71 vjecar nga Strumica, një 75 vjecar nga Probishtipi dhe një 44 – vjecar nga Makedonska Kamenica.

Numri I përgjithshëm I të diagnostifikuarve me COVID-19 shkon në 25.991, numri I të shëruarve është 18.247, kurse I viktimave – 883. Për momentin shënohen 6861 raste aktive.

Në covid-spitalet e vendit janë të shtruar 575 pacientë prej të cilëve 90 janë me oksigjeno-terapi kurse 2 të kycur në respirator. /KlanMacedonia

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia