close
Top LajmeVendi

MSH: 52 RASTE TË REJA, 4 VIKTIMA, 30 TË SHËRUAR

101050633_2399688330338186_796901035397349376_o

MSH-ja njofton se sot ISHP-ja ka regjistruar 30 pacientë të shëruar prej të cilëve në Shkup – 16, Tetovë – 10, Ohër – 2 dhe nga një të shëruar në Veles dhe Kratovë.

Në Klinikën Infektive kanë ndërruar jetë 2 pacientë – një 73 vjecar nga Shkupi dhe një 82 vjecar nga Velesi. Në Spitalin “8 Shtatori” ka ndërruar jetë një paciente 76 vjecare nga Shkupi dhe një 55 vjecare nga Tetova.

Gjatë 24 orëve të fundit janë bërë 661 teste, kurse janë regjistruar 52 raste të reja. Në Shkup – 26, Tetovë – 9, Kumanovë – 6, Shtip – 7, Strugë – 2 dhe në Veles dhe Koçanë nga 1 rast i ri.

Numri I përgjithshëm I të diagnostifikuarve me COVID-19 shkon në 2129, numri I të shëruarve 1516, kurse numri I viktimave 126, kurse për momentin numri I rasteve active është 487. Në nivel vendi deri më tani janë bërë 27.684 testime.

Nga numri I përgjithshëm I testeve, 124 janë bërë në kuadër të skriningut nëpër Cerdhe të Fëmijëve dhe Institucione Gerontologjike. Testet janë bërë përmes QSHP-së në Tetovë, Veles, Kumanovë dhe Shkup, ku janë regjistruar dy raste pozitive në Cerdhet në Shkup dhe Kumanovë.

Në Klinikën Infektive, Spitalin “8 Shtatori” dhe Spitalet në Manastir dhe Shtip janë të shtruar gjithsejt 88 pacientë, kurse 31 paraqiten në gjendje më të rëndë shëndetësore.

Në Repartet Infektive në Veles, Kumanovë, Prilep janë të shtruar 30 pacientë pozitiv apo të dyshuar me COVID-19. /KlanMacedonia

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia