close
Top LajmeVendi

MSH: 520 RASTE TË REJA, 12 VIKTIMA, 372 TË SHËRUAR

E23FB42E-C82B-4BEA-8CBB-284CD7F401F6

NË TOTAL 87.117 RASTE, AKTIVE – 16.106


MSH-ja njofton se në 24 orët e fundit janë bërë 3.023 testime kurse janë regjistruar 520 raste të reja me COVID-19. Në Shkup – 231, Kavadar – 28, Gostivar – 25, Tetovë – 23, Kumanovë dhe Ohër nga 22, Veles dhe Strumicë nga 20, Kriva Pallankë – 12, Kërçovë dhe Dibër nga 11, Shtip dhe Manastir nga 10, Prilep dhe Strugë nga 9, Gjevgjeli – 8, Koçanë dhe Dellçevë nga 7, Radovish – 6, Probishtip – 5, Berovë dhe Pehçevë nga 4, Negotinë – 3, nga 2 raste në Krushevë, Makedonski Brod, Vallandovë, Vinicë, Kratovë dhe Sveti Nikollë dhe 1 rast në Resnjë.

ISHP-ja ka regjistruar 372 pacientë të shëruar.

Në kushte spitalore kanë ndërruar jetë 12 persona. 4 pacientë nga Shkupi, 2 nga Ohri, 2 nga Struga dhe nga 1 pacient nga Dibra, Strumica, Kriva Pallanka dhe Kërçova.

Numri I përgjithshëm I të diagnostifikuarve me COVID-19 në vendin tonë shkon në 87.117, numri I të shëruarve është 68.364, kurse I viktimave shkon në 2.647. Për momentin numri I rasteve aktive është 16.106.

Në nivel vendi janë bërë 421.153 testime. /KlanMacedonia

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia