close
Top LajmeVendi

MSH: 554 RASTE TË REJA, 8 VIKTIMA, 210 TË SHËRUAR

2ED9BD91-F657-4403-99B2-4F882425FA56

NË TOTAL 101.762 RASTE, AKTIVE – 7.748


MSH-ja, konform të dhënave nga ISHP-ja, njofton se gjatë 24 orëve të fundit janë bërë 3.477 testime, kurse janë regjistruar 554 raste të reja me COVID-19. Në Shkup – 258, Kavadar – 51, Prilep – 41, Kumanovë – 25, Negotinë – 22, Ohër – 18, Tetovë – 16, Strugë – 13, Gjevgjeli – 12, Manastir – 11, Veles, Strumicë dhe Kriva Pallankë nga 10, Shtip – 8, Kërçovë – 7, Gostivar dhe Vallandovë nga 6, Krushevë dhe Bogdancë nga 5, Probishtip dhe Demir Hisar nga 4, Koçanë – 3, Dellçevë 2, Sveti Nikollë, Dibër, Berovë, Vinicë, Kratovë, Demir Kapi dhe Pehçevë nga 1.

Janë regjistruar 210 pacientë të shëruar.

Në kushte spitalore kanë ndërruar jetë 8 persona. 2 pacientë nga Shkupi (77vj,70vj) dhe nga 1 pacient nga Prilepi (72vj), Kavadari (73vj), Ohri (71vj), Resnja (68vj) Vallandova (66vj) dhe Dojrani (64vj).

Numri I përgjithshëm I të diagnostifikuarve me COVID-19 në vendin  tonë shkon në 101.762, numri I të shëruarve është 90.895, kurse I viktimave 3.119. Për momentin shënohen 7.748 raste aktive.

Deri më tani në nivel vendi janë bërë gjithsejt 516.169 testime për COVID-19. /KlanMacedonia

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia