close
Top LajmeVendi

MSH: 572 RASTE TË REJA, 30 VIKTIMA, 694 TË SHËRUAR

C3D97530-0FE5-4A43-AF13-4B0271AA513B

RASTE AKTIVE NË NIVEL VENDI – 12.893


MSH-ja, konform të dhënave nga ISHP-ja, njofton se gjatë 24 orëve të fundit janë bërë 4.511 testime kurse janë regjistruar 572 raste të reja me COVID-19.

Shkup – 287, Kumanovë – 58, Kavadar – 24, Tetovë dhe Kërçovë – 21 , Veles – 19, Gostivar – 15, Prilep – 14, Manastir, Koçani dhe Radovish – 11 raste, Strumicë – 10, Ohër dhe Strugë – 9 , Shtip dhe Sveti Nikollë – 8 , Gjevgjeli – 7, Negotinë, Berovë dhe Valandovë – 4 raste, Resnje dhe Probishtip – 3 , Vinicë dhe Kratovê – 2 , Kriva Pallankë, Dellçevë, Bogdanc, Makedonski Brod, Demir Hisar, Pehchevë dhe Makedonska Kamenica nga 1 rast.

Regjistrohen 694 pacientë të shëruar.

Kanë ndërruar jetë 30 pacientë. 10 persona nga Shkupi (88, 76, 74, 74, 70, 67, 67, 63, 59, 43), 4 nga Gostivari (77, 71, 57 dhe 51), dy nga Kumanova (82) dhe 78), Tetova (75, 58) dhe Kavadari (69, 66), dhe nga një person nga Velesi (77), Strumica (82), Shtipi (83), Negotina (98), Sveti Nikolla (66), Radovishi (69 ), Berova (69), Vinica (77), Demir Kapija (25) dhe Pehcheva (78).

Në nivel vendi janë bërë gjithsejt 1.229.600 testime për COVID-19.

Numri i përgjithshëm i të diagnostifikuarve me COVID-19 në vendin tonë shkon në 184.277, numri i të shëruarve është 165.077, kurse i viktimave – 6.307. Numri i rasteve aktive shkon në 12.893.

Sipas analizave epidemiologjike, Shkupi me 5.728, Tetova me 1.090, Kumanova me 882,  Struga me 640, Gostivari me 629 dhe Ohri me 601, u prijnë qyteteve me më shumë raste aktive në nivel vendi. /KlanMacedonia

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia