close
Top LajmeVendi

MSH: 582 RASTE TË REJA, 13 VIKTIMA, 374 TË SHËRUAR

1FF9FD7F-6363-4B7B-BB2B-234074BD6C83

NË TOTAL 101.214 RASTE, AKTIVE – 7.418


MSH-ja, konform të dhënave nga ISHP-ja, njofton se gjatë 24 orëve të fundit janë bërë 2.972 testime, kurse janë regjistruar 582 raste të reja me COVID-19. Në Shkup – 274, Prilep – 55, Kavadar – 40, Kumanovë – 24, Gjevgjeli – 23, Negotinë – 20, Tetovë dhe Veles nga 18, Ohër – 13, Strumicë – 12, Manastir dhe Koçanë nga 10, Gostivar – 9, Shtip dhe Strugë nga 8, Krushevë – 7, Kriva Pallankë dhe Bogdancë nga 5, Vallandovë – 4, Dibër dhe Vinicë nga 3, Resnjë, Dellçevë, Probishtip, Kratovë dhe Demir Kapi nga 2, Kërçovë, Demir Hisar dhe Berovë nga 1 rast.

Janë regjistruar 374 pacientë të shëruar.

Në kushte spitalore kanë ndërruar jetë 13 persona. 6 pacientë nga Shkupi (64vj, 66vj, 72vj, 74vj, 77vj dhe 89vj), 3 nga Prilepi (48vj, 72vj dhe 83vj) dhe nga 1 rast nga Shtipi (61vj), Ohri (75vj), Kriva Pallanka (83vj) dhe Probishtipi (79vj).

Numri I përgjithshëm I të diagnostifikuarve me COVID-19 në vendin tonë shkon në 101.214, numri I të shëruarve është 90.685, kurse I viktimave – 3.111. Për momentin  shënohen 7.418 raste aktive.

Në nivel vendi janë bërë gjithsejt 512.692 testime për COVID-19. /KlanMacedonia

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia