close
Top LajmeVendi

MSH: 632 RASTE TË REJA, SHTATË VIKTIMA, 248 TË SHËRUAR

mz003

EDHE KATËR VIKTIMA TJERA NGA “TERMINI IM”

MSH-ja, konform të dhënave nga ISHP-ja, njofton se gjatë 24 orëve janë bërë 6.531 testime kurse janë regjistruar 632 raste të reja me COVID-19.

Shkup – 470, Ohër – 35, Prilep – 25, Kavadar dhe Shtip nga 17, Strumicë – 14, Veles – 10, Gjevgjeli – 9, Kërçovë – 5, Negotinë – 4, Kumanovë – 3, Tetovë, Manastir, Gostivar, Strugë, Kriva Pallankë, Dibër, Vallamdovë dhe Bogdancë nga 2, Koçanë, Sveti Nikollë, Resnjë, Radovish, Dellçevë, Vinicë dhe Probishtip nga 1 rast.

Regjistrohen 248 pacientë të shëruar.

Në kushte spitalore kanë ndërruar jetë 7 pacientë.

2 nga Shkupi (68 dhe 76 vjec), 2 nga Manastiri (40 dhe 75 vjec) dhe nga një pacient nga Prilepi (67), Ohri (72) dhe Krusheva (74).

Konform Regjistrit për persona të vdekur me diagnozë të COVID-19 nga “Termini Im”, janë regjistruar edhe katër viktima tjera – nga Prilepi, Kratova, Dibra dhe Gostivari me datë të vdekjes nga 20 Dhjetori 2021 deri më 05 Janar 2022, të moshës nga 69 deri 87 vjec.

Deri tani, në nivel vendi, janë bërë gjithsejt 1.648.399 testime për COVID-19.

Numri I përgjithshëm I të diagnostifikuarve me COVID-19 në vendin tonë është 232.068, numri I të shëruarve 214.506, kurse I viktimave shkon në 8.023. Për momentin shënohen 9.539 raste aktive./KlanMacedonia/

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia