close
Vendi

MSH: 67% E INFEKTIMEVE TË REJA – TË PAVAKSINUAR

infektivna-klinika-skopje-naslovna-1

NGA 06 GUSHTI DERI MË 30 DHJETOR 2.447 VIKTIMA – 78% TË PAVAKSINUAR

Ministria e Shëndetësisë njofton se gjatë periudhës nga 06 Gushti deri më 30 Dhjetor në territorin e Maqedonisë së Veriut 69.242 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me COVID-19, kurse prej tyre 67% apo 46.246 qytetarë kanë qenë të pavaksinuar.

Gjatë kësaj periudhe, sipas autoriteteve të shëndetësisë, si pasojë e komplikimeve nga koronavirusi jetën e kanë humbur 2.447 qytetarë, kurse vetëm 22% prej tyre kanë qenë të vaksinuar. Sipas MSH-së, pacientët e vaksinuar që kanë ndërruar jetë, kanë pasur edhe sëmundje të kombinuara kronike, kurse kanë marrë lloje të vaksinave që janë në dispozicion në vend, por edhe pacientë që janë vaksinuar jashtë vendit me “Moderna” dhe “Johnson&Johnson”.

Autoritetet e shëndetësisë në vend bëjnë thirrje për vaksinimin e popullatës duke siguruar se cdo vaksinë është e sigurtë dhe se në këtë mënyrë do të arrihet imuniteti kolektiv dhe parandalimi I mutacioneve të COVID-19./KlanMacedonia/

 

 

 

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia