close
Top LajmeVendi

MSH: 722 RASTE TË REJA, 9 VIKTIMA, 186 TË SHËRUAR

8AB46B0E-1C56-463D-9CC7-EAE0FCC4CE5C

NË TOTAL 106.832 RASTE, AKTIVE – 9.186


MSH-ja, konform të dhënave nga ISHP-ja, njofton se gjatë 24 orëve janë bërë 3.701 testime, kurse janë regjistruar 722 raste të reja me COVID-19. Në Shkup – 375, Prilep – 44, Kavadar – 35, Gjevgjeli – 29, Manastir – 25, Gostivar – 23, Tetovë – 22, Kumanovë – 20, Ohër – 16, Shtip – 15, Kriva Pallankë – 14, Negotinë – 13, Veles – 11, Strumicë, Strugë dhe Koçanë nga 10, Bogdancë – 9, Kërçovë – 9, Sveti Nikollë, Resnjë, Radovish, Berovë dhe Krushevë nga 5, Vallandovë – 3, Dellçevë, Probishtip dhe Demir Kapi nga 2, Kratovë dhe Demir Hisar nga 1 rast.

Regjistrohen 186 pacientë të shëruar.

Në kushte spitalore kanë ndërruar jetë 9 persona. Bëhet fjalë për 4 pacientë nga Shkupi, (81vj,75vj,74vj,73vj) dhe nga 1 pacient nga Probishtipi (88vj), Strumica (88vj), Kërçova (72vj), Kumanova (70vj) dhe Manastiri (61vj).

Numri I përgjithshëm I të diagnostifikuarve me COVID-19 në vendin tonë shkon në 106.832, numri I të shëruarve është 94.461, kurse I viktimave – 3.185. Për momentin shënohen 9.186 raste aktive.

Në nivel vendi janë bërë gjithsejt 540.725 testime për COVID-19. /KlanMacedonia

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia