close
Top LajmeVendi

MSH: 726 RASTE TË REJA, 7 VIKTIMA, 369 TË SHËRUAR

E9149483-8E7F-49FB-8AA0-AD0B149C5361

NË TOTAL 103.746 RASTE, AKTIVE – 8.720

MSH-ja, konform të dhënave nga ISHP-ja, njofton se gjatë 24 orëve të fundit janë bërë 3.114 testime kurse janë regjistruar 726 raste të reja me COVID-19. Në Shkup – 367, Prilep – 53, Kumanovë – 34, Negotinë – 29, Kavadar – 26, Manastir – 25, Ohër – 23, Kriva Pallankë – 21, Veles – 18, Tetovë – 17, Gjevgjeli – 14, Gostivar – 12, Koçanë – 10, Shtip dhe Strugë nga 9, Probishtip – 8, Demir Kapi – 7, Strumicë, Berovë, Krushevë, Kratovë dhe Demir Hisar nga 5, Kërçovë – 4, Sveti Nikollë dhe Resnjë nga 3, Dellçevë, Vinicë, Vallandovë dhe Bogdancë nga 2, Makedonski Brod – 1.

Janë regjistruar 368 pacientë të shëruar.

Kanë ndërruar jetë 7 persona. 2 pacientë nga Shkupi  (77vj,74vj), 2 nga Kërçova (71vj, 51vj) , dhe nga 1 pacient nga Manastiri (72vj), Negotina (67vj) dhe Kavadari (64vj).

Numri I përgjithshëm I të diagnostifikuarve me COVID-19 në vendin tonë shkon në 103.746, numri I të shëruarve është 91.875, kurse I viktimave – 3.151. Për momentin shënohen 8.720 raste aktive.

Në nivel vendi janë bërë gjithsejt 526.870 testime për COVID-19. /KlanMacedonia

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia