close
Top LajmeVendi

MSH: 79% E VIKTIMA DHE 69% E INFEKTIMEVE TË REJA – TË PAVAKSINUAR

pfizer.jpg

ANALIZA PËR PERIUDHËN 06 GUSHT – 02 DHJETOR

 Ministria e Shëndetësisë ka publikuar analizën e të vaksinuarve nga rastet pozitive për periudhën nga 06 Gushti deri më 02 Dhjetor.

Në periudhën nga 06 Gushti deri më 02 Dhjetor 2021 në Maqedoninë e Veriut, 60.772 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me COVID-19. Prej tyre 31% apo 19.025 persona kanë qenë tërësisht të vaksinuar, që do të thotë se 41.747 qytetarë apo 69% të infektimeve të reja nuk kanë qenë të imunizuar.

Analiza e MSH-së thotë se vdekshmëria e personave që nuk kanë marrë doza të vaksinave vazhdonë të jetë e lartë.

Gjatë periudhës 06 Gusht – 02 Dhjetor, sipas shifrave zyrtare të publikuar nga MSH-ja në raportin ditor dhe nga Regjistri I personave të vdekur me diagnozë të COVID-19 nga “Termini Im”, janë shënuar 2.080 viktima. Prej tyre 79% kanë qenë të pavaksinuar, kurse 21% kanë marrë doza të vaksinave. MSH-ja sqaron se viktimat që kanë marrë doza të vaksinave kanë pasur sëmundje të kombinuara kronike.

Aktualisht në vend janë mbi 8.000 raste aktive me COVID-19./KlanMacedonia/

 

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia