close
Top LajmeVendi

MSH: 805 RASTE TË REJA, DHJETË VIKTIMA, 77 TË SHËRUAR

FB2D1B7A-0784-4C43-8D1B-6F48977F782C

RASTE AKTIVE – 5.761


MSH-ja, konform të dhënva enga ISHP-ja, njofton se gjatë 24 orëve të fundit janë bërë 6.980 testime kurse janë regjistruar 805 raste të reja me COVID-19.

Në Shkup – 240, Gostivar – 138, Tetovë – 136, Kumanovë – 53, Strumicë – 50, Kërcovë – 46, Ohër – 32, Dibër – 18, Manastir dhe Strugë nga 15, Veles – 13, Kavadar – 9, Prilep dhe Sveti Nikollë nga 7, Shtip – 6, Kocanë, Resnjë dhe Radovish nga 4, Berovë dhe Vinicë nga 2, Vallandovë, Demir Hisar, Kratovë dhe Makedonski Brod nga 1 rast.

Regjistrohen 77 pacientë të shëruar.

Në kushte spitalore kanë ndërruar jetë 10 pacientë. Katër nga Tetova (53, 72, 72 dhe 73 vjec), 2 nga Kërcova (28 dhe 53 vjec), dhe nga një pacient nga Gostivari (44), Shkupi (56), Dibra (86) dhe Kumanova (60).

Në nivel vendi janë bërë gjithsejt 1.062.292 testime për COVID-19.

Numri i përgjithshëm i të diagnostifikuarve me COVID-19 në vendin tonë shkon në 162.164, numri i të shëruarve është 150.851, kurse i viktimave – 5.552. Numri i rasteve active shkon në 5.761.

Sipas analizave epidemiologjike, Shkupi me 1.894, Tetova me 1.207, Gostivari me 776, Kumanova me 361 dhe Kërcova me 309 u prijnë qyteteve me më shumë raste active në nivel vendi. /KlanMacedonia

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia