close
Top LajmeVendi

MSH: 81% E HOSPITALIZIMEVE DHE 78% E VIKTIMAVE – TË PAVAKSINUAR

mkd-422771

PËR MOMENTIN NË SPITALE TRAJTOHEN 340 PACIENTË ME COVID-19


MSH-ja njofton se gjatë periudhës nga 06 Gushti 2021 deri më 13 Janar 2022 në territorin e vendit, 85.593 qytetarë kanë rezultuar pozitiv nga testimet për COVID-19.

Prej tyre, 53.514 qytetarë apo 63% e rasteve pozitive nuk kanë qenë të vaksinuar.

Sipas raporteve nga spitalet, për momentin të hospitalizuar janë 340 pacientë. Prej tyre 19% janë të vaksinuar kurse 81% të pavaksinuar.

Autoritetet e shëndetësisë njoftojnë se gjatë javëve të kaluara është ulur presioni mbi spitalet sa u takon hospitalizimeve, por janë rritur kontrollet ambulantore, që lëvizin deri në 100 pacientë në ditë.

Vdekshmëria tek të pavaksinuarit është shumë më e madhe – tregon analiza e MSH-së. Gjatë periudhës 06 Gusht 2021 deri 13 Janar të këtij viti, 78% e viktimave nga COVID-19 kanë qenë të pavaksinuar. 22% e viktimave të vaksinuar, sipas MSH-së, kanë pasur edhe sëmundje të kombinuara kronike. /KlanMacedonia/

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia