close
Top LajmeVendi

MSH: 862 RASTE TË REJA, 14 VIKTIMA, 223 TË SHËRUAR

8C7F08AA-9945-464F-9C78-B4E913531FF6

NË TOTAL 29.558 RASTE, 8.587 AKTIVE


MSH-ja ka njoftuar se në 24 orët e fundit janë bërë 2699 testime, kurse janë regjistruar 862 raste të reja me COVID-19. Në Shkup – 390, Prilep – 55, Veles – 53, Tetovë – 48, Manastir – 31, Shtip – 28, Strumicë – 27, Koçanë – 25, Kavadar – 24, Kumanovë – 22, Ohër – 18, Gostivar – 18, Kërçovë – 17, Gjevgjeli dhe Probishtip nga 12, Kriva Pallankë – 10, nga 9 raste në Strugë dhe Vinicë, Negotinë – 8, Radovish – 7, nga 6 raste në Vallandovë, Kratovë dhe Sveti Nikollë, Dellçevë – 5, Demir Hisar – 4,  nga 3 raste në Pehçevë, Berovë dhe Resnjë, Krushevë – 2  dhe 1 rast në Makedonski Brod.

ISHP-ja ka regjistruar 223 pacientë të shëruar.

Kanë ndërruar jetë 14 persona. Bëhet fjalë për 5 pacientë nga Shkupi të moshës 35, 62, 77, 82 dhe 90 vjecare, një 54 vjecar nga Prilepi, një 88-vjecar nga Tetova, një 66 vjecar nga Struga, një 78 vjecar nga Velesi, një 76 vjecar nga Manastiri, 2 pacientë nga Strumica të moshës 63 dhe 68 vjecare një 66 vjecar nga Radovishi dhe një 83 vjecar nga Resnja.

Numri I përgjithshëm ië të diagnostifikuarve në vendin tonë shkon në 29.558, numri I të shëruarve është 19.994, kurse I viktimave – 977. Për momentin shënohen 8587 raste aktive. Në nivel vendi janë bërë 243.357 testime.

Në covid-spitalet e vendit raportohet për 669 pacientë të shtruar, prej të cilëve 110 janë me oksigjeno-terapi kurse 2 të kycur në respiratorë. /KlanMacedonia

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia