close
Top LajmeVendi

MSH: 88 RASTE TË REJA, 6 VIKTIMA, 113 TË SHËRUAR

download

SHKON NË 11.289 NUMRI I TË PREKURVE

MSH-ja ka njoftuar se në 24 orët e fundit janë bërë 1507 testime kurse janë regjistruar 88 raste të reja me COVID-19. Në Shkup – 23, Strugë – 11, Shtip – 10, Kumanovë – 8, Ohër – 8, Gostivar – 4, Makedonski Brod – 4,  nga 3 raste në Prilep dhe Manastir, nga 2 raste në Dibër, Tetovë, Veles, Vinicë, Sveti Nikollë dhe Kërçovë dhe nga 1 rast në Kavadar dhe Strumicë.

Njoftohet se kanë ndërruar jetë 6 persona. Dy paciente nga Shkupi, dhe nga një pacient nga Kumanova, Gostivari, Tetova dhe Shtipi.

ISHP-ja sot ka regjistruar 113 pacientë të shëruar prejk të cilëve numër më të madh në Shkup – 57, si dhe nga 11 në Tetovë e Shtip dhe 10 në Sveti Nikollë. Në nivel vendi gjithsejt janë bërë 108.384 testime.

Numri i përgjithshëm I të diagnostifikuarve me COVID-19 në vendin tonë shkon në 11.289, numri i të shëruarve është 7221, kurse i viktimave – 511. Për momentin shënohen 3557 raste aktive.

Në covid-spitalet e vendit janë të shtruar gjithsejt 383 pacientë, kurse  56 prej, sipas njoftimeve, janë në gjendje më të rëndë shëndetësore, me oksigjeno terapi apo në respiratorë.

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia