close
Vendi

MSH: 98 RASTE TË REJA, 9 VIKTIMA, 104 TË SHËRUAR

119562751_2492908664349485_2650957581412771218_n

Autoritetet e shëndetësisë në vend njoftojnë për 98 raste të reja me COVID-19, për 9 viktima dhe 104 të shëruar. Ky bilanc vjen pas 1404 testimeve të kryera gjatë 24 orëve të fundit.

Ministria e Shëndetësisë informon se gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 1404 testime, ndërsa janë regjistruar 98 raste të reja me Covid-19 në: Shkup-50, Kumanovë-6, Shtip-4, Prilep-5, Tetovë-7, Strugë-3, Veles-1, Manastir-4, Ohër-2, Gostivar-1, Strumicë-9, Kriva Pallankë-1, Koçan-1, Berovë-1, Dellçevë-2, Kërçovë-1.

Sot Instituti i Shëndetit Publik ka regjistruar 104 pacientë të shëruar.

Kanë ndërruar jetë 9 persona, një nga Kriva Pallanka (52 vjeç), dy nga Gostivari (60 vjeç dhe 62 vjeç), një nga Kumanova (60 vjeç), një nga Velesi (70 vjeç), dy nga Shkupi (71 vjeç dhe 23 vjeç), dy nga Strumica (29 vjeç dhe 44 vjeç). Prej tyre 8 kanë ndërruar jetë në kushte spitalore, njëra paciente nga Strumica gjatë transpotit për në Shkup.

Numri i përgjithshëm i të diagnostifikuarve me Covid-19 në vendin tonë nga fillimi i epidemisë është 15925, numri i pacientëve të shëruar është 13.418, i të vdekurve 661, ndërsa për momentin numri i rasteve aktive në vend është 1846./KlanMacedonia

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia