close
Top LajmeVendi

MSH: BRENDA KATËR MUAJVE 2.362 VIKTIMA – 1.850 TË PAVAKSINUAR

Tabla-MZ

67% E INFEKTIMEVE TË REJA DHE 85% E HOSPITALIZIMEVE – TË PAVAKSINUAR


Autoritetet e shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut gjatë publikimit të një anlize, njoftojnë se nga 06 Gushti deri më 23 Dhjetor të këtij viti 66.857 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me COVID-19. Sipas statistikës, 45.051 qytetarë apo 67% prej tyre, nuk kanë qenë të vaksinuar.  Në bazë të këtyre të dhënave, 85% e të shtruarve nëpër covid-spitalet e vendit janë të pavaksinuar.

Gjatë periudhës nga 6 Gushti deri më 23 Dhjetor në Maqedoninë e Veriut si pasojë e komplikimeve nga koronavirusi kanë ndërruar jetë 2.362 pacientë. Prej tyre 1.850 apo 79% nuk kanë qenë të vaksinuar, kurse 21% kanë marrë vaksina, por sipas autoriteteve, kanë pasur edhe sëmundje të kombinuara kronike.

Ndryshe, nga fillimi I Dhjetorit, 287 persona kanë ndërruar jetë nga COVID-19 apo mesatarisht në nivel ditor më shumë se 12 viktima.

Nga fillimi I këtij viti, si pasojë e komplikimeve nga koronavirusi, kanë ndërruar jetë 5.365 persona apo mesatarisht nga 15 brenda një dite.

Në Maqedoninë e Veriut, nga fillimi I epidemisë, numri I përgjithshëm I të diagnostifikuarve me COVID-19 është mbi 222 mijë, numri I të shëruarve mbi 209 mijë, kurse numri I viktimave, deri të enjten është 7.868. Për momentin shënohen mbi 5.100 raste aktive. /KlanMacedonia/

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia