close
Vendi

MSH: DJE JANË VAKSINUAR 12.994 QYTETARË

444DF0D2-8F54-4C98-B3B9-77058D53471B

MSH-ja njofton se ka arritur në 469.212 numri I qytetarëve të cilët kanë shfaqur interesim për t`u vaksinuar përmes ueb platformës vakcinacija.mk.

Në punktet e vaksinimit në vend deri dje janë vaksinuar 321.815 qytetarë. Dozën e parë dje e kanë marrë 11.220, kurse gjithsejt janë vaksinuar 12.994 qytetarë. Në vendin tonë gjithsejt janë aplikuar 542.699 doza të vaksinave, kurse janë rivaksinuar 220.884 qytetarë.

 Me shifrat e fundit, 52% e popullsisë mbi 70 vjec dhe 49% e qytetarëve mbi 65 vjeç dhe 43% e popullsisë mbi 60 vjeç kanë marrë të paktën nga një dozë të vaksinës./KlanMacedonia

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia