close
Top LajmeVendi

MSH: FILLIMI I GJYSMËVJETORIT TË DYTË DO TË VARET NGA SITUATA EPIDEMIOLOGJIKE NË VEND

mkd-422771

MSH-ja njofton opinionin se anëtarët e Komisionit për Sëmundje Infektive në takimin e sotëm kanë diskutuar për më shumë propozim-masa, për të cilët në mënyrë plotësuese do të miratohen vendime dhe konkluzione.

Në KSI, sic njofton KlanM, është shqyrtuart propozimi për shkurtimin e kohës së izolimit të rasteve që rezultojnë pozitiv nga testimet e që janë asimptomatike. Për këtë propozim anëtarët e Komisionit do të marrin vendim pas diskutimin plotësues voluminoz ditëve në vijim.

Në takimin e sotëm,, sic njofton KlanM, KSI-ja ka shqyrtuar edhe mundësinë eventuale për ndryshimin e fillimit të gjysmëvjetorit të dytë të vitit shkollor 2021 – 2022. Vendimi për këtë propozim do të miratohet pak para fillimit të gjysmëvjetorit të dytë, për shkak se, sic thuhet, vendimtare do të jetë situata epidemiologjike në vend. Vendimi për fillimin e gjysmëvjetorit të dytë do të harmonizohet edhe me Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës. /KlanMacedonia/

 

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia