close
Vendi

MSH: INSPEKTORATI TA HETOJË RASTIN NË SPITALIN E MANASTIRIT

KLINICKA-BOLNICA-BITOLA

OPOZITA AKUZA PËR KEQMENAXHIM TË SITUATËS ME COVID-19


Reagime të shumta në opinion kanë shkaktuar pamjet nga Spitali I Manastirit, të publikuar nëpër rrjetet sociale ku shihet se në të njëtën dhomë pacientët pranojnë infuzion, kurse në krevatët tjera të mbuluar qëndrojnë pacientët që kanë ndërruar jetë.

Ministri I Shëndetësisë Venko Filipce urgjentisht ka kërkuar nga Inspektorati Shtetëror që të kryejnë një mbikqyrje të jashtëzakonshme në Spitalin e Manastirit për të vërtetuar situatën faktike pas këtij rasti që ka tronditur opinionin.

VMRO-DPMNE-ja opozitare ka kërkuar që ky rast të hetohet duke kërkuar për të satën herë dorëheqjen e Ministrit Filipce dhe Kryeministrit Zaev.

NAUM STOILKOVSKI – VMRO – DPMNE

“Insistojmë për hetime të hollësishme për rastin në Spitalin e Manastirit. Kjo është e patolerueshme. Duhet të rikujtoj se kemi dhënë paralajmërime për shkallën e johumanitetit dhe veprimeve jashtë protokolleve shëndetësore në spitalet e vdekjes së Filipces”

Edhe Aleanca për Shqiptarët ka adresuar kritika ndaj qeverisë, sic thonë, për keqmenaxhim të situatës me COVID-19. Nga ASH-ja propozojnë masa, për të cilat thonë që dihte të merren seriozisht nga Qeveria.

BEKIM TATESHI – ASH

1.QKU “Nënë Tereza” në Shkup, të shpallet Zonë e Gjelbër ku do të trajtohen pacientët me nevoja të ndryshme në institucionet terciare, ndërsa COVID qendër e vetme në vend të jetë Spitali 8 Shtatori. 2.Kazerma “Ilinden” dhe Salla e sporteve “Boris Trajkovski” urgjentisht të përgatiten për spitale të improvizuara për pranim të pacientëve me COVID 19. 3.Të kërkohet ndihmë ndërkombëtare, konkretisht të angazhohen mjekë me përvojë nga shtetet që kanë treguar rezultate të mira në mjekimin e COVID 19.

Ministria e Shëndetësisë edhe një herë ka bërë thirrje që nëse anëtarë të familjeve të pacientëve ose pacientët personalisht kanë dyshime për lëshime eventuale të mjekëve apo për mënyrën e trajtimit mjekësor, të paraqiten në Inspektoratin Shtetëror Shëndetësor e Sanitar. /KlanMacedonia

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia