close
Top LajmeVendi

MSH-ja KORIGJON RAPORTIN DITOR PËR COVID-19

mznew

355 RASTE TË REJA, 15 VIKTIMA, 2.308 TË SHËRUAR

 

MSH-ja, konform të dhënave nga ISHP-ja, njofton se gjatë 24 orëve të fundit janë bërë 3.042 testime, kurse janë regjistruar 355 raste të reja me COVID-19.

Në Shkup – 152, Manastir – 38, Kavadar – 25, Prilep – 24, Kumanovë dhe Ohër nga 17, Veles – 14, Radovish – 9,  Dellçevë – 6, Shtip dhe Resnjë nga 5, Tetovë, Strumicë, Koçanë, Gjevgjeli dhe Kriva Pallankë nga 4, Negotinë, Vinicë, Probishtip dhe Vallandovë nga 3, Krushevë dhe Makedonski Brod nga 2, Kërçovë, Sveti Nikollë, Kratovë, Bogdancë, Demir Hisar, Makedonska Kamenicë dhe Pehçevë nga 1 rast.

Regjistrohen 2.308 pacientë të shëruar. Sipas MSH-së, në 24 orët e fundit janë shënuar 329 të shëruar, derisa 1.980 të tjerët administrativisht janë raste që janë mbyllur nga 16 Shtatori deri më 31 Tetor 2021.

Në kushte spitalore kanë ndërruar jetë 9 pacientë.

3 nga Shkupi (72, 84 dhe 84 vjeç), 2 nga Ohri (51 dhe 55 vjeç) dhe nga një pacient nga Kriva Pallanka (79), Makedonska Kamenica (56), Manastiri (65) dhe Kumanova (62).

Në mënyrë plotësuese, konform Regjistrit për persona të vdekur me diagnozë të COVID-19 nga “Termini Im”, janë paraqitur edhe 6 viktima tjera me datë të vdekjes nga 31 Gushti deri më 01 Dhjetor 2021. Bëhet fjalë për 2 viktima nga Shkupi dhe nga një nga Koçana, Makedonski Brodi, Sveti Nikolla dhe Kumanova të moshës 54 – 88 vjeç.

Deri tani, në nivel vendi, janë bërë gjithsejt 1.481.925 testime për COVID-19.

Numri I përgjithshëm I të diagnostifikuarve në vendin tonë, nga fillimi I epidemisë është 217.025, numri I të shëruarve është 203.325 kurse I viktimave – 7.631. Për momentin shënohen 6.069 raste aktive me COVID-19./KlanMacedonia/

 

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia