close
Top LajmeVendi

MSH: MBËRRITËN 500.000 DOZA TË VAKSINËS “SINOVAC”

14518CEC-9CB1-4640-9347-40BD22647086

Në Aeroportin e Shkupit kanë mbërritur 500 mijë vaksinat që janë blerë nga prodhuesi “Sinovac” – njoftoi MSH-ja. Vaksinat, në mënyrë adekuate do të deponohen në Poliklinikën “Jane Sandanski” dhe në Institutin për Mjekësi Ligjore ku ka kapacitete të mjaftueshme që të vendosen në dhomat e ftohta pas cka do të distribuohen drejt punkteve gjithandej vendit, konform termineve të caktuara për vaksinim. Bëhet fjalë për sasinë më të madhe të vaksinave që brenda një dite kanë arritur në vendin tonë – thonë nga MSH-ja.

“Me procesin e imunizimit deri tani dhe vaksinimin e një numri të madh të qytetarëve tregojmë rezultate të shkëlqyeshme në uljen e numrit të infektimeve të reja me COVID-19 dhe qytetarëve të shtruar nëpër spitale për cka flet fakti se të gjitha covid-qendrat e vendit janë zbrazur, kurse është shumë I vogël numri I pacientëve të shtruar nëpër spitale dhe në Klinikën Infektive. Shpreh falënderime për Qeverinë e RP të Kinës dhe popullit kinez për mbështetjen që na dhanë në luftën kundër koronavirusit” – ka deklaruar Sekretarja Shtetërore në MSH, Ivanka Stojanoski.

“OBSH-ja më 1 Qershor ka miratuar vaksinën “Sinovac” për përdorim urgjent. Sikurse vaksina “Sinofarm” ashtu edhe “Sinovac” është vaksinë inaktive. Kina tani vaksinon njerëz të moshës nga 3 deri në 100 vjec. Në Kinë janë administruar mbi 1.1 miliardë doza. Besoj se vaksina do t`i ndihmojë RMV-së të krijojë barrierë imunologjike dhe të formojë një linjë të fortë të mbrojtjes së jetës dhe shëndetit të qytetarëve” – ka deklaruar Ambasadori i RP të Kinës në Shkup, Xhan Xuo. /KlanMacedonia

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia